Ata që i kanë paguar, do t’u zbritet nga detyrimet e mëvonshme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të fshijë të gjitha gjobat që u janë vendosur bizneseve për mospagimin në kohë të kësteve të tatimit mbi fitimit për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Procedurat për heqjen e këtyre penaliteteve do të nisin menjëherë, ndërsa për bizneset që tashmë e kanë paguar këtë shumë, paratë do të përdoren për të shlyer detyrimet që do të kenë pranë tatimeve në periudhën e ardhshme.

Falja e gjobave të kësaj periudhe dhe më pas shtyrja e pagesës së tatim-fitimit për disa sektorë u bë pas kërkesave të biznesit se situata e tyre ishte rënduar gjatë pandemisë e se nuk kishin mundësi paguese.

Tv Klan