Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Prokuroria e Tiranës konfirmon se dosja e katër të pandehurve që u gjetën përgjegjës për hapjen e portës së digës në liqenin artificial në Tiranë, do të shkojnë në gjykatë në fund të këtij muaji. Ky konfirmim bëhet një ditë pasi gjykata e Tiranës liroi nga qelia, ku qëndronte prej 6 muaj i paraburgosur Ilir Lulen. Ai ka qenë roje në digë, natën që u përmbyt lagjja e Tiranës së Re, si pasojë e hapjes së portës së saj.

Gjykata vendosi të lirojë I.L. pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Pak muaj më parë u liruan me radhë edhe drejtori i mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës Afrim Qendro dhe dy inxhinierët e digës. Prokuroria tha, se pavarësisht lirimit nga burgu të të pandehurve ata do të përgjigjen para gjykatës, e lica pritet ta marrë dosjen hetimore në fund të muajit.

Menjëherë pas ndodhjes së përmbytjes u ndaluan një numër personash si përgjegjës, madje dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës Blendi Gonxhe. Ai u la i lirë disa orë pas ngjarjes./tvklan.al