Mjekja Marinela Kalaja në “detyrim paraqitje” 

Nga 15 të arrestuar për skemën e falsifikimit të testeve Covid në Tirane, vetëm një mjeke e quajtur Marinela Kalaja është lënë e lirë. 14 personat e tjerë janë lënë të gjithë në burg nga gjykata që vlerësoi të drejtë arrestimet.

Skema u zbulua pas denoncimit të administratorit të një laboratori për testet Covid në Tiranë i cili pati sinjalizime nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian, se vërtetimet e tamponëve që përmbanin logon e laboratorit të tij ishin falsifikuar.

Më pas policia zbuloi se një biznes i vogël që shërbente si pikë internetit, printime dhe fotokopje rezultoi të ishte shndërruar në një qendër falsifikimi të testeve të Covid. Punonjës të agjencive të udhëtimit dhe mjekë që ishin në kontakt me qytetarë që do të udhëtonin jashtë vendit furnizoheshin me teste false në këtë biznes që drejtohej nga Ronald Karrica.

Në dosjen e prokurorisë janë të zbardhuar edhe bisedat ne Whatssapp që implikojnë mjekët, punonjësit e agjencive tregtare, por edhe të tjerë që porosisnin teste false duke i shitur nga 15 në 25 Euro secili.

Tv Klan