Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Fabio Allushin, që u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e së mërkurës pasi ishte në kërkim për vrasjen në ish-bllok.

Në seancës e së shtunës, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg me afat 30 ditë, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari Artan Gjermeni, që caktoi masën detyrim paraqitje. 42-vjeçari Allushi ishte në kërkim për vrasjen e Fabjan Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Elio Hatos, ngjarje e ndodhur në një lokal në ish-bllok mbrëmjen e 4 Tetorit.

Allushi ka mohuar akuzat dhe gjatë marrjes në pyetje ka treguar se, nuk kishte patur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt dhe nuk ka qëlluar në drejtim të tyre.

42-vjeçari njihet si mik me Ervin Matën dhe Meviol Bilon, komandon që dyshohet se qëlloi mbi grupin e Martinajt. Mata e Bilo janë ende në kërkim.

Pak kohë më parë është shpallur në kërim për këtë ngjarje edhe Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit. Më pas sherri verbal mes palëve degjeneroi në përdorimin e armëve.

Tv Klan