Kampionët e Teutës gjejnë Skënderbeun, Vllaznia sfidon Laçin

Janë mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021. Kampionët në fuqi të turneut, Teuta kanë peshkuar skuadrën më pak të kuotuar të paktën në letër për të ngritur lart trofeun, Skënderbeu. Durrsakët do jenë edhe pritësit e kësaj sfide, me finalistin që do vendoset në stadiumin “Niko Dovana”.

Ndërkaq, sfida tjetër është mes Vllaznisë dhe Laçi, dy skuadra që kryesojnë kampionatin. Ky takim do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” aty ku do përcaktohet edhe kundërshtari i çiftit Teuta-Skënderbeu. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 14 prill. Finalja do të luhet në maj, me datën dhe stadiumin që ende nuk është përcaktuar.

Klan News