Goditet rrjeti i shitjes së heroinës në kryeqytet


Goditet rrjeti i shitjes së heroinës në kryeqytet

11:30 20/08/2020

Tre persona janë arrestuar, një 34-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas aksionit të Policisë së Tiranës për të goditur aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ranë S.H. 58 vjeç, poseduesi i lëndës narkotike, i dënuar edhe më parë; Sh.M. 26 vjeç i dënuar më parë për mashtrim dhe R.Xh. 27 vjeç.

Mësohet se 58-vjeçari shiste heroinë në Allias por dhe në zona të tjera të Tiranës. Ai u kap në flagrancë teksa po u shiste 200 gram heroinë dy të rinjve, që tashmë janë të arrestuar.

Gjatë aksionit policia sekuestroi 1.8 kg heroinë, një pistoletë me mulli, peshore elektronike, një makinë dhe 4 celularë. Organizatori i këtij aktiviteti, 58-vjeçari me iniciale S.H., ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie” në momentin që u kap në flagrancë duke shitur drogë.

Dyshohet se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. /tvklan.al



Të ngjashme