Mjekët: Stili i jetesës, ushqimi, cigarja e alkooli janë stimulantë të mëdhenj

80 % e rasteve të hemorragjisë cerebrale është e evitueshme dhe e parandalueshme. Kjo duke modifikuar stilin e jetës, duke mos neglizhuar dhe duke kuruar patologji që mund të behën shkak i Ictus-it. Mjafton të mbahet nën kontroll tensioni, kolesteroli, glicemia dhe sëmundjet kardiake, evitimi i duhanit dhe mos të konsumohet alkool Këshillave i shtohet një aktivitet fizik i moderuar, qoftë edhe një shëtitje e përditshme, e një regjim ushqimor të shëndetshëm e të reduktohet sasia e kripës, dhe mbajtja e peshës nën kontroll.

Sipas mjekëve të mbledhur me rastin e ditës botërore për kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje, gjenetika nuk ndryshohet, por gjithë të tjerat i kemi në dorë ne vetë. Mjekët shpjegojnë se duhet pasur kujdes, dhe në Italinë fqinje Ictusi është shkaku u tretë i numrit të vdekjeve, dhe sipas statistikave dhe përllogaritjeve, një në çdo 4 persona preket nga një i tillë gjatë jetës. Ndërsa një pjesë e pacientëve që arrijnë t’i mbijetojnë, zakonisht mbeten me pasoja invalidante dhe dizabilitete.

Pra, me kalimin e moshës, duhet të jemi të kujdesshëm, mjafton të modifikojmë stilin e jetës në ato raste kur duhet, që të jemi më të shëndetshëm.

Klan Plus