Gjigandi amerikan, Google është gjobitur me 50 milionë Euro nga rregullatori francez, Komisioni Kombëtar për Informatikën dhe Liritë (CNIL), për shkelje të rregullave të BE për mbrojtjen e të dhënave.

CNIL, tha se kishte vendosur gjobën rekord për mungesën e transparencës, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara.

Rregullatori është shprehur se njerëzit nuk ishin të informuar mjaftueshëm për mënyrën sesi Google grumbulloi të dhënat për të personalizuar reklamat, shkruan BBC.

Google në një deklaratë është shprehur se,

“Njerëzit presin nga ne standarde të larta të transparencës dhe kontrollit. Ne jemi thellësisht të përkushtuar për t’i përmbushur këto pritshmëri dhe kërkesat që dalin nga rregullorja e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave”

.

Gjithashtu, Franca u ka shpallur “luftë tregtare” edhe Apple, Facebook dhe Amazon, dhe çdo ndërmarrje me xhiro mbi 25 milionë Euro në Francë, do të taksohen deri në 5% të shitjeve të tyre globale. Aktualisht këto kompani paguajnë rreth 9% për shitjet vetëm brenda territorit të Francës, kundrejt 23% të ndërmarrjeve vendase. Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se bëhet fjalë thjesht për respektim rregullash.

/tvklan.al