Pikat e karburanteve vazhdojnë të jenë një objektivi i preferuar i grabitësve. Në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 02:00 është grabitur një pikë karburanti, në autostradën Tiranë- Durrës.

Policia thotë se një nga rojet ka njoftuar rreth orës 06:45 për grabitjen, duke thënë se i kanë vjedhur kasafortën e pikës së karburantit.

Rojet pretendojnë se persona të paidentifikuar kanë hyrë nga dera mbrapa pikës së karburantit dhe kanë marrë kasafortën, e cila kishte rreth 200 mijë lekë të reja dhe disa tollona.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje rojet./tvklan.al