Policia e Fierit njofton se ka arritur që të zbardh një tentativë grabitjeje të ndodhur në datën 17 Janar në një dyqan celularësh.

Mësohet se “në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier”.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për e dy personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje: A. F., 32 vjeç dhe G. B., 33 vjeç.

Blutë e qytetit sqarojnë se “autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë“.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga personat që janë përfshirë në grabitje si dhe 6 aparate celularë./tvklan.al