Ashtu si në ngjarjen e “Qafë Gjashtës”, në Sarandë, të gjitha grabitjet me armë të pikave të karburantit kanë ndodhur gjatë natës.

Në muajin tetor kryesisht në zonën Tiranë-Durrës-Krujë u shënuan 6 grabitje të tilla. 4 grabitje u kryen nga ish-gardisti Geraldo Guçi, i cili në datat 3, 9, 12 dhe 16 tetor terrorizoi këto biznese.

21-vjecari me atë të një arme lodër kërcënonte punonjësit dhe merrte xhiron e turnit apo edhe telefona celular të tyre. Guçi u prangos me datë 18 tetor nga blutë e Tiranës.

Në 31 tetor në mënyrë spektakolare u grabit një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë mbikalimit të Kasharit dy persona të armatosur dhe të maskuar morën kasafortën e karburantit, në cilën ndodheshin rreth 1 milion leke të reja.

Në pamundësi për ta hapur ata e morën në makinën e tyre kasafortën, për tu larguar në drejtim të Durrësit. Po në këtë ditë në rrugën kryesore Krujë-Krastë tre persona të armatosur dhe të maskuar vodhën xhiron ditore të një karburanti duke u larguar më pas me shpejtësi. Për të dyja këto ngjarje policia nuk ka mundur të identifikojë autoret.

Për të shmangur ngjarje të tilla ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka kërkuar vendosjen e automateve elektronike për pagesën, kamera me rezolucion të lartë si dhe të lidhin çdo pikë me sinjal alarmi me sallën e komandimit./TV KLAN