Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gramoz Ruçi:- “Çdo shmangie nga institucionet është spekullim me Rambujenë, spekullim me çështjen tonë kombëtare në përgjithësi, spekullim me çështjen kosovare në veçanti. Ne jemi të gatshëm që brenda institucioneve, rrugëve institucionale, institucionet shqiptare të shprehin mendimin institucional për këtë çështje dhe pastaj partitë politike, qeveria përkatëse të mbeshtesin qëndrimin e institucionit siç është parlamenti.

Gazetari:- Po ftesa e Berishës do të thotë qe parlamenti mund të zevendësohet me një tryezë të partive politike?

Gramoz Ruçi:- “Një shtet që nuk njeh institucionet ose nuk respekton institucionet, ose qëndrimet e tij politike nuk i ka institucionale s’është shtet. Çdo zhvendosje nga institucionet në tryeza të tjera tregon dobësitë e shtetit s’tregon forcën e shtetit, nuk tregon seriozitet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame