Grenell: Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet

Grenell: Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet

17:30 24/01/2020

Vuçiç: Të interesuar të punojmë me shqiptarët

I dërguari i SHBA- ambasadori Richard Grenell, ka sjellë porositë e pritura në kryeqytetin serb: heqja e tarifës në Kosovë dhe ndalimi i lobimit kundër pavarësisë nga Serbia. Kjo ka qenë i prerë Grenell, duhet të ndalojë. Politikën e madhe do t’ua lërë Beogradit dhe Prishtinës, por duhet punuar çdo ditë. Ai ka thënë se të hënën do të flitet për hekurudhat, pas marrëveshjes së linjës ajrore. Është pyetur nga gazetarët serbë nëse kërkesat e tij ndaj Serbinë janë korrekte. Grenell ka thënë se si i mbijetuar nga sëmundja e kancerit, beson se për progres duhet punuar çdo ditë.

“Faleminderit për pyetjen. Nëse diçka është e drejtë apo jo nuk më takon mua ta vendos. Unë nuk kam një agjendë, përveç të shtyjë palët bashkë dhe i takon palëve ta vendosin dhe do ta bëjnë dhe do të na thonë. Unë do të fokusohem për një të ardhme të ndritshme për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe të sjellim një energji që e kemi në SHBA, duke lënë çështjet politike dhe duke u koncentruar në rritje. Ka shumë biznese që duan të vinë këtu”, u shpreh Grenell.

Vuçiç ka thënë se Serbia ka qëndrim tjetër ndaj pavarësisë së Kosovës, por dialogut nuk i shmanget. Të gjithë mund të ndalojnë lobimet që gjithçka të bëhet me marrëveshje. Ai ka thënë se Serbia është e interesuar të punojë me shqiptarët. Por, nuk mund të pranojë faj për tarifat.

“Nëse kjo e ndihmon popullin tonë në Kosovë ne mund të flasim për këtë. Por, ne nuk do të mund të bëjmë punën tonë nëse pastaj na thonë se duan të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare. Puna jonë është ta kundërshtojmë këtë pasi në çështjen statusore kemi qëndrime të ndryshme. Kjo duhet të jetë një marrëveshje. Ne do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do ta shohim”, u shpreh Vuçiç.

Grenell ka thënë se presidenti Trump do të impresionohej nga numri i kamerave në konferencë për shtyp. Vuçiç duke e ftuar sërish presidentin amerikan, i ka dhënë fjalën se Presidenti amerikan askund nuk do të ketë pritje më të mirë se në Serbi.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi