Një grua dhe dy fëmijë të vegjël rreth 5 vjeç janë gjetur të vdekur në trotuar pranë një garazhi parkimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e Krishtlindjes. Ndërsa automjeti i gruas u gjet i parkuar në garazh.

Shkaku i vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, tha policia amerikane. Megjithatë, dyshimet paraprake janë që gruaja dhe dy fëmijët të jenë vetësakrifikuar. Mendohet se ata janë hedhur nga tarraca e garazhit.

Por, shefi i policisë së Bostonit nuk e konfirmoi zyrtarisht këtë pistë, duke thënë për gazetarët se nuk do të donte që të dilte në përfundime të nxituara dhe duhet pritur rezultati i hetimeve. /tvklan.al