Gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon azil politik

Gruaja e ish-shefit të Interpol kërkon azil politik

18:00 18/01/2019

Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë për dy fëmijët e saj dhe veten. Ajo së bashku me fëmijët jetojnë në Lyon, aty ku ndodhet selia e agjencisë ndërkombëtare të policisë. Grace dhe fëmijët janë aktualisht nën mbrojtje policore pasi kanë marrë kërcënime.

Kam frikë se do të më rrëmbejnë. Kam marrë telefonata të çuditshme, madje makina ime u dëmtua nga dy kinezë që më ndoqën deri në hotel”,

tha ajo për mediat franceze. Në intervistat që ka dhënë, Grace Meng ka refuzuar që të tregojë fytyrën pasi frikësohet për sigurinë e saj.

Bashkëshorti i Grace, shefi i Interpol, Meng Hongwei u zhduk gjatë një vizite në Kinë në muajin Shtator 2018 dhe dyshohet se mbahet aty nga autoritetet kineze. Këto të fundit, në Tetor deklaruan se Meng po hetohet për ryshfet. Që nga zhdukja e tij, nuk ka pasur informacione të tjera. Detyra e 65-vjeçarit si President i Interpol ishte kryesisht ceremoniale. Ai gjithashtu ishte një nga 6 zv/ministrat e Sigurisë Publike në Kinë dhe ka 40 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë penale të Kinës.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT