Edhe pse këshillat e përgjithshme për takimet e para sugjerojnë që duhet të kalosh disa ditë dhe të njihesh me partnerin, përpara se të kryeni marrëdhënie seksuale, kjo 28- vjeçare nuk mendon kështu.

Elysia Downings, një nënë beqare, mendon se të kryesh marrëdhënie me një mashkull që e pëlqen që natën e parë ka përfitim të madh. Ajo beson se nëse fle me mashkullin sa njiheni e keni më të thjeshtë për tu ndarë nëse nuk pëlqeheni dhe je në kërkim të dikujt tjetër që ju bën të lumtur.

Ajo i tha “The Sun”:

Unë nuk shoh asgjë të keqe nëse shkon në krevat me mashkullin që ditën e parë, pasi nëse një djalë është i interesuar të ketë vetëm marrëdhënie seksuale me ju, pavarësisht nëse e bëni atë në ditën e parë ose dhjetë ditë më vonë, ai do të zhduket. Pra, duke bërë seks në ditën e parë, mund të mësosh se kur do të përfundojë marrëdhënia. Kjo ndihmon që të mos harxhosh kohë me një njeri kot.

Ajo  tha për “Mirror Online”, se ajo mund të bëjë deri në 72,000 Paund në vit dhe thotë se puna e ka bërë atë “më të lumtur”. Elysia, e cila jeton në Buxton në Derbyshire, drejton një biznes të brendshmesh si dhe në mbrëmje ofon shërbime erotike nëpërmjet internetit.

28-vjeçarja, fiton 3.99 £ në minutë dhe ka rreth 500 abonentë, më të cilët komunikon gjithmonë.

“Mua më pëlqen puna ime dhe jam e lumtur për atë që bëj, edhe pse e di që do paragjykohem. Unë kam një fëmijë për të rritur dhe kam përgjegjësi”.

Elysia, e cila ka një djalë gjashtëvjeçar, ka thënë se po kursen para për të rritur djalin e saj.

“Unë po kursej sa më shumë para që të jetë e mundur.Shpresoj që kur të dal në pension të kemi disa para mënjanë”,

ka thënë ajo.

/tvklan.al