VMRO-DPMNE dhe në radhët e shqiptarëve Partia Bashkimi Demokratik për Integrim janë fituese të zgjedhjeve në Maqedoni. Sipas rezultateve paraprake nga komisioni shtetëror zgjedhor, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar në total mbi 480 mijë vota, BDI rreth 126 mijë vota,ndërsa Partia Demokratike Shqiptare thuajse 84 mijë vota.

Në votimet e së dielës sërish kryeson BDI ndaj PDSH-së me mbi 6 mijë vota diferencë. BDI ka siguruar 18 mandate ndërsa PDSH 10 mandate. Lidhur me mbarëvajtjen e ripërsëritjes së zgjedhjeve, komuniteti ndërkombëtar e ka vlerësuar procesi si të qetë dhe demokratik, pavarësisht pezullimit të votimit në 3 qendra për shkak të vjedhjeve së materialit zgjedhor.

Pjesëmarrja në votim sipas komisionit shtetëror zgjedhor ishte e lartë 57.16 %. Por çështja kryesore tashmë mbetet koalicioni qeveritar. Ende nuk ka një ftesë nga koalicioni fitues i udhëhequr nga Nikola Gruesvki për partitë shqiptare.

Deri para zgjedhjeve gjasat ishin për një ftesë ndaj PDSH të Menduh Thaçit, por nuk dihet nëse numri i mandateve të fituara nga BDI do të jetë joshëse për të siguruar një shumicë të fortë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj