Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ish-të dënuarit dhe të burgosurit politikë gjatë regjimit komunist, do të numërohen edhe njëherë. Pas plot dy orë diskutimesh, ligjvënësit socialistë deklaruan, se projektligji për dëmshpërblimin e tyre, propozuar nga demokrati Pjetër Arbnori dhe firmosur nga një grup deputetësh është miratuar në parim, por fatura financiare e qeverisë e bazuar në shifrat e dhëna nga Ministria e Drejtësisë, numëron gati 14 mijë persona më pak se çfarë është deklaruar nga tre shoqatat e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë.

Kjo është arsyeja pse mazhoranca qeverisëse nuk mund të mbajë premtimin e dhënë një muaj më parë për zgjidhjen e kësaj çështje në seancën parlamentare të 24 qershorit.

Bardhyl Agasi: “Siç duket do kërkohet një shtyrje që të bëhet një ballafaqim midis shifrave që disponon shoqata dhe atyre që paraqet qeveria”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, socialistët kanë debatuar dhe mbi shpërndarjen e investimeve që përftohen në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, nga shtesa e re e buxhetit që miratohet në seancën e të enjtes./tvkaln.al

Gazetare: Arta Tozaj