Përmes këngëve iu japim mbështetje njerëzve pa ëndrra dhe shpresë

Grupi Korean i K-pop, NCT DREAM, publikoi albumin e ri “Dream Escape” përpara turneut të tyre botëror në Maj. 7 anëtarët e grupit, Mark, Renxhun, Jeno, Haechan, Jaemin, Chenle dhe Jisung mbajtën një konferencë shtypi në Seul për të promovuar këngën e tyre me titull “Smoothie”, e cila është një këngë hip-hop dhe 5 këngë të tjera,në albumin e tyre të fundit.

Anëtarë e grupit thanë se kanë treguar shumë ëndrra, shpresë, pasion dhe optimizëm në albumet e mëparshme  por tanimë shprehen se duan t’u japin përmes këngëve të tyre mbështetje edhe njerëzve që nuk kanë ëndrra dhe shpresa.

Grupi do të nisë turneun aziatik të tretë botëror në Maj dhe do të vazhdojë koncertet në Amerikën Jugore dhe Veriore dhe Evropë nga muaji gusht.

Klan News