Guinea kalon në duart e ushtrisë, ekipi kombëtar izolohet në hotel



Guinea kalon në duart e ushtrisë, ekipi kombëtar izolohet në hotel

12:01 07/09/2021

Shtyhet kualifikuesja e Botërorit të Katarit

Grushti i shtetit që përmbysi qeverinë dhe u dha fuqi forcave ushtarake, ekipi kombëtar i Guineas është izoluar në hotel për të mos rrezikuar jetën e futbollistëve.

Guinea duhej të luante kundër Marokut për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, por ndeshja u shty nga FIFA për të garantuar sigurinë e të gjithë lojtarëve dhe për të mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes. Kombëtarja marokene arriti të largohej nga Guinea.

Lojtarët kanë hipur në një aeroplan dhe po kthehen në Marok. Në fillim u mendua të luhet sfida në Marok, por situata në Guinea është më delikate nga sa pritej,” konfirmoi zyrtari i Shoqatës së Futbollit maroken, Mohamed Makrouf:

Nga ana tjetër, futbollistit e kombëtares së Guinesë po presin që situata në aeroport të zhbllokohet në mënyrë që të marrin fluturimin e parë të mundshëm dhe të largohen nga vendi. Në mesin e futbollistëve të bllokuar është edhe mesfushori i Romës, Amadu Diavara.

Klan News








Të ngjashme