Një pushues humbi tragjikisht jetën pasi një gur 1.5 ton u shkëput nga shkëmbi dhe ra mbi të. Viktima është një burrë në të 50-at, nga Hampshire, Britani.

Ai ndodhej sëbashku me bashkëshorten e tij në plazhin e Sandymouth në Bude të Cornwall, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, momenti kur guri ra mbi 50-vjeçarin, u dëshmua nga bashkëshortja e tij.

Për të rikuperuar trupin e tij u zhvillua një operacion që zgjati 28 orë. Kjo për shkak të vështirësive teknike pas rënies së gurit. Forcat e zjarrfikëses thanë se trupi kishte mbetur poshtë copave të shumta të gurëve./tvklan.al