Në seancën e Parlamentit Europian, ku u miratua rezoluta e Knut Fleckenstein mbi raport – progresin e Shqipërisë gjatë vitit 2015, Komisioneri Johannes Hahn kërkoi finalizimin sa më shpejt të Reformës në Drejtësi.

Johannes Hahn – Komisioner për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit: 

“Partitë politike tani duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv vendimtar dhe të finalizojnë Reformën e Drejtësisë. Ky është një detyrim tejet i vonuar i politikës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve”.

Knut Fleckenstein – Eurodeputet (S&D): 

“Finalizimi i reformës së gjyqësorit dhe fillimi i zbatimit të saj duhet të hapë rrugën për një rekomandim pozitiv të Komisionit Europian lidhur me negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe Parlamenti do japë mbështetjen e tij “.

Parlamenti Europian kërkon të shohë rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit.

Jeanine Hennis – Plasschchaert – Ministre e Mbrojtjes së Hollandës: 

“Nevojitet një gjurmë provash solide për hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet”.

Ivan Jakovçiç – Eurodeputet (ALDE): 

“Dobësia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë kërcënim për Bashkimin Europian”.

Eurodeputetët e vunë theksin edhe tek zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit dhe reformën që nevojitet për të korrigjuar parregullsitë serioze të evidentuara nga OSBE/ODHIR në zgjedhjet lokale.

Tv Klan