Enkelejda Mema:

“Ky është kilomeri i 137 i gazësjellësit ‘TAP’ në Fushë-Peshtan në afërsi të Beratit. Prej pak kohësh në këtë zonë është zbuluar një sit arkeologjik i cili ndodhet pas krahëve të mi”.

Vetëm të veshur kështu të jepej e drejta të përjetoje në të njëjtin çast dy kohë, të tashmen dhe të shkruarën.

Lorenc Bejko:

“Një sit që e ka jetëgjatësinë e vet në fillimet e shekullit VI erës sonë  edhe ka disa faza të ndryshme të jetës dhe zhvillimit të vet deri në fundin e shekullit XVIII, ndoshta fillimin e shekullit të XIX erës sonë, një diapazon i gjerë historik dhe strukturash”

Enkelejda Mema:

“Për të mbërritur në këtë pjesë të kantierit të ndërtimit, fillimisht i jemi nënshtruar një trajnimi, ku theksi vihet te masat e sigurisë e cila reflektohet edhe në veshjen time”.

Kjo zonë e referuar si “hamami” në zbulimin e të cilës vazhdojnë të punojnë dita pas ditë një ekip arkeologësh është një nga 30 gjetjet e rastësishme dhe një nga 15 ku janë kryer gërmimet. Të dhënat e deritanishme përforcojnë faktet e identifikuara në vendbanime të ngjashme.

 

Lorenc Bejko:

“Prania në të njëjtin sit si të objekteve me natyrë religjioze, kapela e antikitetit të vonë ashtu edhe zona rezidenciale e përpunimit të riprodhimit edhe e jetës rurale, është një fotografi tipike e jetës në shekullin VI. Vendosja e vendbanimit në një zonë kaq të thepisur nënkupton një njohuri inxhinierike, një zgjidhje arkitektonike dhe urbanistike, që e ka bërë jetën këtu kaq jetëgjatë”

Gjendja!

 

Lorenc Bejko:

“Një pjesë e mirë e superstrukturave është pothuajse e rrënuar, pjerrësia e vë në rrezik këtë sit.”

Cili do të jetë fati i këtij zbulimi?

Lorenc Bejko:

 “Ministria e Kulturës e ka ngritur dëshirën e saj për ta kthyer në një qendër të konservuar edhe të prezantuar për publikun”

Për ekspertët e trashëgimisë kulturore ky zbulim arkeologji pasi të dokumentohet do të përballet me dy sfida, konservimin afatgjatë dhe mbërritja e vizitorëve deri në një zonë ku mungon infrastruktura rrugore.

Tv Klan