Mat | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në mënyrë profesionale kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga Bujar Kurbneshin, 40 vjeç, banues në fshatin Prell.

Sipas policisë, 40-vjeçari po qëllonte në ajër me pushkë në oborrin e banesës së tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse./tvklan.al