Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me ish-shefin e shërbimeve sekrete shqiptare në vitet 1997-2002, Fatos Klosi.

Diskutimi u përqëndrua me aktualitetin e javës së kaluar, që lidhet me hapjen ose jo të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, në periudhën ’45-’91. Çfarë ka qenë kjo strukturë? Pse duhet ose jo të rivihet në lëvizje ky mekanizëm?

Shërbimet sekrete ecin në atë maje kodre midis ilegalitetit dhe legalitet. Nëse shteti nuk do kishte nevoje për një gjë të tillë mjaftonte policia. Por meqënëse shteti ka nevojë për metodat që janë në kufirin mes legales dhe ilegales janë sajuar shërbimet. Kështu e ka gjithë bota edhe vendet më demokratike”./tvklan.al