Thirrje BE-së për të bashkuar çiftet e ndara nga korona

Gjermanët që tashmë drejtojnë edhe zyrtarisht BE-në thirrën një mbledhje online me ministrat e brendshëm, por u befasuan nga kërkesa e Komisioneres për Çështjet e brendshme, Ylva Johansson, që të hiqet bllokada kufitare ndaj çifteve në distancë qoftë edhe të pamartuar. Të dashuruarit në distancë janë përfshirë këto muaj në nënshkrimin e një peticioni në internet nën hashtagun #LoveIsEssential dhe #LoveIsNot Turizem pasi nuk po durojnë dot më bllokimin e kufijve që po u rrezikon ndarjen.

“Dua të mbështes drejtpërdrejt fushatën shumë të përkushtuar #LoveIsEssential. Unë i bëj thirrje autoriteteve të Shteteve Anëtare dhe kompanive të udhëtimit qe të lejojnë ritakimin e partnerëve. Kompanitë ajrore duhet që të sa më shpejt të jetë e mundur të bëjnë një përcaktim të konsiderimit të dy personave si çift në mënyrë që t’i lejojnë ata të fluturojnë. Pavarësisht nëse janë martuar apo jo, çiftet duhet të lejohen të shohin përsëri njëri-tjetrin”.

Në kushtet kur BE-ja po lejon që të hyjnë brenda vetëm vizitorët nga 15 shtete, disa çifte nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po takohen në Serbi dhe Kroaci, shtete që ndodhen jashtë zonës Shengen. Por kjo zgjidhje është e shtrenjtë, duke patur parasysh kostot e akomodimit dhe udhëtimit.

Aktualisht, Danimarka është anëtarja e vetme e BE-së që ka hapur derën për çiftet e pamartuara, por me kushte. Kushdo që dëshiron të vizitojë partnerin ose partneren duhet të dokumentojë në kufijtë daneze testin negativ për koronavirus në 72 orët e fundit ose ata duhet të testohen pas mbërritjes. Derisa të dihen rezultatet vizitori i dashuruar duhet të rrijë në karantinë. Eurodeputetët i kërkuan Ministrit të Brendshëm Seehofer që po ashtu të ha

pte kufijtë për çiftet që ende nuk janë të martuar, por Gjermania e cila fillimisht ishte fleksibël ndaj kësaj zgjidhjeje tha sot se nuk do të bënte përjashtime për çifte që nuk njihen me ligj.

Klan Plus