Helikopteri ushtarak rrëzohet në zonën e banuar

Helikopteri ushtarak rrëzohet në zonën e banuar

19:01 26/11/2018

Katër ushtarë turq vdiqën dhe një tjetër u plagos rëndë të hënën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë të banuar të Stambollit.

Edhe pse helikopteri goditi një ndërtesë 4-katëshe para se të rrëzohej në tokë, agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency nuk raporton për civilë të dëmtuar.

Helikopteri UH-1, i cili po kryente trajnim të pilotëve të rinj, u rrëzua në lagjen Sanxhaktepe, në pjesën aziatike të Stambollit.

“Ata u përpoqën të kryenin një ulje emergjente për një arsye që ne ende nuk e dimë”, tha ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, duke sqaruar se piloti kishte bërë maksimumin që të shmange përplasjen me ndërtesat e banuara./tvklan.al

Të ngjashme
UKT