Sateliti i tokës ndikon në ndryshimin e formës së saj

Hëna ndikon në deformimin apo ndryshimet e formës së kores së Tokës. Për herë të parë kjo është vërtetuar shkencërisht nga një grup studiuesish italianë të Institutit Kombëtar të Gjeologjisë e Vullkanologjisë dhe është publikuar në revistën shkencore Science Reviews.

Ajo vepron duke provokuar të ashtuquajturat zbaticat solide, të cilat janë në gjendje të shkaktojnë spostime të kontinenteve, pasi luajnë rol aktiv në pllakat tektonike.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët kanë analizuar statistikat e 20 viteve të fundit të marra nga të dhënat e rrjetit global të sistemit satelitor të navigimit, ku përfshihen sistemi amerikan GPS dhe ai evropian Galileo.

Fokusi ka qenë në vibrimet horizontale të terrenit, veçanërisht ato më frekuencë të ulët, pasi janë të shkaktuara tipikisht nga baticat dhe zbaticat dhe jo nga shkaqe të tjera si presioni atmosferik apo burimet nënujore. Dhe lëvizjet e tyre përllogariten në disa decimetra si vertikalisht, ashtu edhe horizontalisht.

Klan Plus