Jualian Assange e ka përdorur ambasadën ekuadoriane për të spiunuar. Akuza ndaj themeluesit të Wikileaks vjen nga Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno, në një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian”.

“Çdo përpjekje për destabilizim përbën një akt represiv ndaj Ekuadorit, sepse ne jemi një shtet sovran dhe i respektojmë politikat e çdo vendi. Ne nuk mund të lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që ka hapur dyert e saj, të kthehet në një qendër spiunazhi”.

Presidenti ekuadorian akuzoi gjithashtu paraardhësin e tij në pushtet se ka përdorur ambasadën në Londër, ku strehohej Assagne për të ndërhyrë në shtete të tjera. Moreno mohoi që vendimi për të dorëzuar pas 7 vjetësh themeluesin e Wikileaks, të jetë marrë me udhëzime nga qeveri të jashtme.

Jualian Assange u arrestua të enjten në ambasadën ekuadoriane në Londër, pas heqjes së azilit politik. 47-vjeçari akuzohet nga drejtësia suedeze për përdhunim dhe nga Shtetet e Bashkuara për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Departamenti i Drejtësisë në Ëashington kërkoi zyrtarisht ekstradimin e tij.

Tv Klan