Derbi i Milanos që do të luhet të dielën, do të jetë një debutim për shumë lojtarë. Gonzalo Higuain i cili luan në Serie A prej 2013 do të provojë për herë të parë këtë emocion. Këtë ndjenjë, sulmuesi argjentinas kërkon ta kthejë në dëshirë për të fituar me Milan.

“Synimi është që të arrijmë sukses në këtë derbi, ky është objektivi i të gjithëve në ekip. Shpresojmë që të fitojmë, të marrim 3 pikët se është e rëndësishme për të ardhmen. E rëndësishme është të fitojmë dhe pastaj se kush do të shënojë”.

Sezonin e kaluar Inter fitoi në kampionat një takim, një tjetër përfundoi në barazim, ndërsa Milan e eliminoi nga kupa e Italisë. Zikaltërit janë më mirë në renditje, pasi janë në vendin e tretë, ndërsa kuqezinjtë në të dhjetin edhe pse diferenca është vetëm 4 pikë. Interesimi është si gjithnjë i lartë me biletat që janë mbaruar prej kohësh.

Tv Klan