Dy miket e vjetra Paris Hilton dhe Kim Kardashian do t’i shohim sërish bashkë, këtë herë në një këngë.

Është pikërisht Hilton, të cilën shpeshherë e kemi parë të bëhet pjesë e botës së muzikës, e cila do të sjellë një projekt të ri. Kënga ka një titull shumë provokues: “

Të pasmet e shoqes sime të ngushtë

”, sigurisht frymëzuar nga format trupore të Kim.

Lajmi ka bërë kurioz shumë fansa, prandaj vajzat shuan disi kureshtjen. Paris zbuloi në Instagram prapaskenat e videos, ku ajo dhe Kim shfaqen të veshura njësoj, me fustane ngjyrë argjendi, ndërsa thonë se po përgatisin një surprizë.

Klan Plus