Manastirliu: E hëna na rikthen në normalitet



Manastirliu: E hëna na rikthen në normalitet

14:56 29/05/2020

“Nëse kemi rritje të infektimeve, rikthehen kufizimet”

Në javën e 12 të pandemisë së Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi kujdes për të mos u rikthyer në izolim sërish. Duke filluar nga e hëna hapen plazhet, aktivitetet sportive pa publik, kopshtet dhe çerdhet, kufijtë tokësorë si dhe hiqen zonat e  kuqe.

“Të lejohet levizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, Të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private .Të hapen kufinjtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet europiane.  Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura,  kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara”.

Disa shërbime do të jenë të mbyllura si transporti publik, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet. Ministrja një kërkesë ka edhe për partitë politike dhe aktorët.

“Një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë duke thyer rregullat në një kohë kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij, në një kohë që çdo grumbullim, lëvizje dhe destinacion nëse konsiderohet jo i domosdoshëm të vlerësohet për t’u kryer në kohë apo forma të tjera të komunikimit”.

Nga nesër hiqen kufizimet për oraret, por nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe për tek zonat e gjelbërta.

Tv Klan



Të ngjashme