Të dypunësuarit duhet të dorëzojnë deklaratë individuale të të ardhurave

Qeveria ka vendosur që të bëjë një tjetër përjashtim nga tvsh-ja për makinat e reja me kilometrazh zero, të cilat kanë motor elektrik.

Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar janë miratuar në Këshillin e Ministrave dhe tashmë pritet që të kalojnë për të marrë votën në kuvend.

Kjo është iniciativa e dytë, që mazhoranca merr në mbrojtje të ndotjes së mjedisit dhe shkarkimeve në ajër.

Një vit më parë, me kërkesë të Bashkisë së kryqytetit, parlamenti vendosi të ulë në 10%  tvsh-në për autobusët elektrikë që përdoren në transportin urban.

Nisma nuk do të përfshijë vetëm automjetet për përdorim personal, por edhe ato që përdoren në transportin e udhëtarëve.

Në miratimin e paketës fiskale për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur po ashtu që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar, që të plotësojë deklaratën individuale të të ardhurave personale, pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë Lekë në vit.

Nga kjo nismë, sipas llogarive të Drejtorisë së Tatimeve, pritet që vitin e ardhshëm të dorëzojnë deklaratë të të ardhurave personale, 26 mijë persona nga 9615 që kanë dorëzuar për 2018-n. Të gjithë këta persona, tashmë do të paguajnë tatim më të lartë për pagën e tyre.

Të ardhurat nga kjo taksë, për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 47.5 miliardë Lekë.

Tv Klan