Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet më 5 Janar

“Historia e një martese”, me regji të Noah Baumbach ka dominuar nominimet e edicionit të 70 të Golden Globes, të prezantuara në Los Angelos.

Me protagonistë Scarlett Johansson dhe Adam Driver, filmi është pretendent për 6 çmime si më i miri dramatik, aktori dhe aktorja më e mirë protagoniste, jo protagoniste, skenari dhe kolona zanore me e  mire.

E ndjek menjëherë në klasifikim “The Irishman” i Martin Scorsese, me pesë nominime, me protagonistë Robert De Niro dhe Al Pacino. Ky i fundit është në garë për aktorin më të mirë jo protagonist, kurse De Niro duket se është injoruar nga juria.

“Na ishte njëherë Hollivudi” i Quantin Tarantino ka gjithashtu pesë nominime, përfshirë aktorët më të mirë protagonistë dhe jo protagonistë me pretendentë Leonardo Di Caprio e Brad Pitt.

Nuk mund të mbetej pas “Joker” me katër nominime, ku Joaquin Phoenix është pretendet i fortë për aktorin më të mirë.

Tv Klan