Historia/ Kush është shqiptari i ekzekutuar në Belgjikë, dyshimet për hakmarrje

Historia/ Kush është shqiptari i ekzekutuar në Belgjikë, dyshimet për hakmarrje

15:05 06/09/2017

Dy persona të maskuar ekzekutuan me dy plumba 31- vjeçarin shqiptar me origjinë shqiptare Niko.K në një kafene në Saint-Denis në Forest të Belgjikës. Lajmi është publikuar ditën e mërkurë në disa nga mediat në Belgjikë.

Por kush është Niko K.?

Niko.K është në të vërtetë Kreshnik Gjini, 31- vjeç nga qyteti i Rrëshenit.

Ngjarja  e 31 Gushtit 2008 

RRËSHEN- Dy vëllezër nga Rrësheni janë arrestuar nga policia pasi një ditë më parë kanë tentuar të vrasin një person për motive të dobëta. Madje njëri prej vëllezërve edhe është plagosur gabimisht nga dora e të vëllait. Burimet zyrtare të policisë pohuan se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolsh të Rrëshenit. Policia ka marrë fillimisht njoftimin për plagosjen e Besmir Gjinit por më pas hetimet kanë zbardhur gjithçka.

“Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete te forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini”,- thanë burimet zyrtare të policisë.

Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet. Fillimisht policia kreu arrestimin e shtetasit Kreshnik Gjini, i cili deklaroi se ka plagosur pa dashje të vëllanë. Më pas u krye edhe arrestimi i Besmir Gjinit, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak. Të dy vëllezërit akuzohen për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi