Të luash hokej në shtëpi nuk është kaq e ndërlikuar, të paktën për çiftin më të ri të botës së sportit, Lindsey Vonn dhe Pernell-Karl Sylvester. Kjo kohë karantinimi i ka gjetur bashkë dhe së bashku kanë gjetur mënyra alternative për t’u dëfryer.

Mungesa e stërvitjes e ka detyruar lojtarin e hokejt që të stërvitet në korridorin e shtëpisë, por e fejuara e tij nuk e ka lënë rehat. Voon i përgjigjet me fshesën me korrent duke mos e lejuar që të kalojë topin në anën tjetër të korridorit.

Madje, edhe pse e tërhequr nga bota e sportit, Voon ka treguar cilësi të jashtëzakonshme, duke e bllokuar për t’i shënuar gol. Voon është një kampione e lindur.

Amerikania fitoi 4 herë titullin kampion në ski, teksa numëron 92 fitore në total. Kjo e ka shtyrë që të mendoj edhe garimin me kundërshtarë burra, kërkesë e hedhur poshtë në vitin 2018.

Klan Plus