Dashi-Trupat qiellorë të rreshtuar në favorin tuaj ju përgatisin për një ditë me fat. Në veçanti, Mërkuri ju bën të krijoni kontakte të reja, realitete të reja me të cilat përballeni nga të gjitha këndvështrimet. Vetëm në kontekstin familjar Dielli has vështirësi te shenja e Gaforres dhe ju sjell disa pengesa kalimtare.

Demi-Venusi dhe Plutoni, Urani, Neptuni, madje edhe Jupiteri janë në një kënd shumë pozitiv për shenjën tuaj. E fundit dhe jo më pak e rëndësishme pozicioni i Diellit në Gaforre ju premton shkëndija fati! Do të shkëlqeni me sharmin tuaj në punë dhe në rrethin shoqëror. Shfrytëzojeni në maksimum situatën.

Binjakët-Ju pret një ditë plot ngjarje, por pa ndonjë tronditje të veçantë. Pothuajse të gjithë planetët që kalojnë në shenjën tuaj ju ndikojnë veçanërisht nga pikëpamja praktike dhe ajo e punës. Vetëm Neptuni që ndodhet në një pozicion të papërshtatshëm sjell disa pengesa, kryesisht në drejtim të komunikimit.

Gaforrja-Planetët e kalibrit të Hënës, Diellit, Neptunit dhe Uranit janë të renditur në një kënd jashtëzakonisht të favorshëm për ju. Qetësia emocionale dhe aftësia për t’u pajtuar e përshtatur në mjedise të ndryshme, në radhë në familje, janë disa nga dhuratat që qielli ju fal sot.

Luani-Tranzitet planetare të kësaj dite shënohen me ndryshime kryesisht pozitive. Është e vërtetë që Saturni vazhdon të jetë armiqësor ndaj jush nga shenja e armike e Ujorit, sidomos nëse keni lindur në gusht. Familja, puna, shtëpia, kërkojnë tani vëmendjen tuaj. Ndikime nga yjet sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë.

Virgjëresha-Prania e Hënës në një kënd të përshtatshëm nga shenja mike e Gaforres ju jep bukuri dhe shëndet dhe ju shfaqeni si një Virgjëresha triumfuese e plot fat. Nuk mungon ndikimi i Diellit dhe Uranit sot për t’ju dhënë pak protagonizëm, por edhe për të forcuar vullnetin tuaj të pazakontë për të zgjidhur situatat që shfaqen.

Peshorja-Përgatituni në këtë periudhë të vitit për një moment relaksi, paqeje dhe harmonie, ashtu siç i pëlqen më shumë shenjës suaj. Për momentin, kjo ditë e re do të shoqërohet nga shumë angazhime në familje, që me njohuritë tuaja dhe qasjen praktike do të përballen mjaft lehtë.

Akrepi-Këtë javë mezi prisni të hiqni dorë nga aktivitetet e zakonshme dhe të përsëritura. Saturni dhe Urani në një kënd jo të përshtatshëm, ju bëjnë të ndiheni pak të lodhur dhe ju shkaktojnë disa fatkeqësi në jetën tuaj të përditshme, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Asgjë serioze gjithsesi.

Shigjetari-Ju po përgatiteni materialisht dhe psikologjikisht për të jetuar këtë periudhë të ngrohtë dhe premtuese të vitit, duke shfaqur gjithë entuziazmin e zakonshëm. Nuk shqetësoheni shumë nga aspektet kalimtare të planetëve, siç është pozicioni i Merkurit, i cili pritet të ndikojë veçanërisht të lindurit e dhjetëditëshit të tretë.

Bricjapi-Plutoni në shenjën tuaj nxit qetësinë emocionale dhe aftësinë për të harmonizuar mjedisin familjar në këtë ditë të re vere. Disa pengesa që keni pësuar në përgjithësi ditët e fundit do të hiqen përfundimisht dhe do të mund të vazhdoni rrugëtimin tuaj. Në krah ju qëndrojnë disa planetë për t’ju mbështetur.

Ujori-Kalimi i Saturnit në shenjën tuaj nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë ju nxit një ndjenjë detyre dhe përgjegjësie, që duhet mbajtur në çdo fushë të jetës. Merrni ndikime veçanërisht nga skuadra Venus – Merkur të pritur tek Binjakët dhe ju gëzon me një sens humori dhe një dëshirë për t’u zhytur në situata të ndryshme.

Peshqit-Konstelacion i favorshëm me plot ndikime pozitive për shenjën tuaj. Neptuni ndodhet në një kënd harmonik dhe ua bën ditën më të lehtë duke sjellë humor të mirë dhe aftësi për të zgjidhur çështje, qoftë edhe ato delikate. Mërkuri që për ju ndodhet në kënd të papërshtatshëm sjell disa pengesa për lidhjet në çift. /tvklan.al