Dashi – Dita e sotme do t’ju bëjë melankolik sa i përket ndjenjave. Kurse në punë, mund t’ju shfaqen probleme lidhur me një projekt të rëndësishëm, kështu që përqëndrohuni maksimalisht.

Demi – Në dashuri mos dyshoni kurrë për ndjenjat tuaja ndaj personit që dashuroni. Në punë, do të keni një shpirt bashkëpunimi shumë të thellë, i cili do ju lejojë që të merrni fitime dhe vlerësime të mëdha.

Binjakët – Sot parashikohet një e premte pozitive në çdo drejtim. Në aspektin profesional, aspiratat tuaja do të konkretizohen më së miri. Mundohuni të nxirrni në pah të gjitha projektet tuaja, të cilat do të pranohen më së miri nga bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Mos lini asnjë mundësi t’ju ikë.

Gaforrja – Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme. Në dashuri do të përjetoni diçka speciale, ku çdo tension dhe luhatje, do të jetë pjesë e së kaluarës. Në punë do të përballoni lehtësisht çdo detyrë që do ju ngarkohet.

Luani – Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer. Në aspektin e dashurisë, duhet të keni një stimul për ta rigjallëruar pasionin. Ndoshta një udhëtim i shkurtër do ju bëjë mirë që të dyve. Sa i përket punës, do t’iu duhet të bëni ndryshime të rëndësisme, të cilat do të rezultojnë optimale për funksionimin më të mirë të gjithë procesit.

Virgjëresha – Kjo e premte nuk do të jetë aspak e favorshme, madje mund të quhet ditë “e zezë”. Në dashuri këshillohet të keni kujdes maksimal. Në sferën profesionale yjet do të jenë në anën tuaj, dhe do ju ndihmojnë që të përballoni problemet me të cilat do të përballeni.

Peshorja – Kjo e premte do të jetë disi nën ritëm. Në dashuri, pritet të rigjeni qetësinë, të cilën e keni fare pranë. Sa i takon punës, ruani qetësinë dhe përqëndrohuni maksimalisht, për shkak se rrezikoni të gaboni.

Akrepi – Nuk do të jetë dita më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, mund të përfshiheni në një situatë konfliktuale. Në sferën profesionale do të ketë një e premte e rëndësishme, për ata që punojnë në varësi ndaj dikujt.

Shigjetari – Kjo e premte do të jetë spektakolare në planin e ndjenjave. Mund të realizohen shumë ëndrra që keni në sirtar. Në punë, yjet ju furnizojnë me energji, duke ju shtyrë drejt nismave të suksesshme.

Bricjapi – Dita do të jetë perfekte si në fushën e ndjenjave edhe në përgjithësi. Në punë, ju pret një ditë shumë interesante, sidomos nëse jeni përfshirë në një aktivitet tregtar.

Ujori – Kjo do të jetë një ditë më shumë se e kënaqshme në fushën e ndjenjave, por me zhvillime mjaft intensive edhe sa i takon aktivitetit profesional. Në sferën profesionale, mund të jetë momenti i duhur për të ndryshuar një projekt i cili nuk po ecën siç duhet.

Peshqit – Dita nuk do të nisë ashtu siç e prisni. Sa i takon dashurisë, duhet ti kushtoni më shumë kohë sferës së ndjenjave, pasi mund ta keni lënë pas dore. Nëse jeni të përfshirë në një aktivitet të pavarur, asi juaj nën mëngë do të jete fantazia. 

/tvklan.al