Dashi- Sot nuk do të jetë një ditë shumë e mirë për ju. Duhet që të dëgjoni më të mëdhenjtë dhe të kujdeseni për fëmijët.  Do të keni një pozitë fituese kundër armiqve dhe kundërshtarëve.

Demi- Do të jeni të lumtur në punë, do të merrni disa vendime të rëndësishme gjatë ditës që do u ndihmojnë në të ardhmen tuaj. Sot mund  të planifikoni dhe një udhëtim të shkurtër.

Binjakët-  Sot aftësitë tuaja të komunikimit mund t’ju ndihmojnë në aspektin e përparësisë profesionale. Ndoshta mund të jeni më të sjellshëm me të gjithë dhe kjo mund t’ju ndihmojë të shpejtoni projektet tuaja.

Gaforrja– Hëna është në favorin tuaj, niveli juaj i energjisë do të jetë i lartë. Puna dhe pasioni do iu ndihmojnë që të keni përfitime të mëdha financiare.

Luani- Jo të gjitha janë në favorin tuaj sot, këshilloheni të shmangni bisedat e ashpra me miqtë dhe familjarët tuaj. Duhet që të ndiqni intuitën dhe të merrni vendimet e duhura dhe që kanë vlerë për ju.

Virgjëresha- Financat do të jennë në favorin tuaj, investimet që keni bërë në të shkuarën do u japin një fitim të mirë. Beqarët janë me fat, pasi mund të zbulojnë dashurinë e jetës.

Peshorja- Dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve, por për të marrë vendime ndiqni intuitën tuaj. Sot do të keni fatin që fitimet tuaja të rriten dhe mund të kryeni një udhëtim të shkurtër.

Akrepi- Hëna është në favorin tuaj dhe do jeni të lumtën për shumë çështje. Duhet që të filloni projektet që i kishit lënë pezull më herët. Fati mund të jetë me ju dhe të keni fitime në biznes.

Shigjetari- Fati nuk është me ju në këtë ditë. Do të përballeni me humbje të mëdha dhe nëse investoni, financat tuaja do të jenë në rrezik. Ju rrezikoni që të dilni me humbje nëse investoni në biznes.

Bricjapi- Sot parashikohet një ditë e mirë për ju. Mund të gjeni dashurinë e jetës. Miqtë dhe të afërmit do të mbështesin punën tuaj dhe ju do rriteni profesionalisht.

Ujori- Gjithçka është në favorin tuaj, duhet që të reflektoni dhe të kuptoni që jeni ju fitmitari dhe jo kundërshtarët tuaj. Përpiquni që të shmangni diskutimet e panevojshme me miqtë.

Peshqit- Sot do jeni të lumtur, do të keni një energji pozitive dhe do e kaloni kohën duke studiuar. Do të ndiheni superior me miqtë që u rrethojnë dhe fitimtar ndaj tyre./tvklan.al