Horoskopi 14 Tetor 2018



Horoskopi 14 Tetor 2018

09:05 14/10/2018

Dashi-Sot lidhjet e rëndësishme janë në fokus të tensioneve. Venusi është neutral dhe prandaj nuk ka dashuri të re. Është i mundur një transferim për ata që kanë një punë në lëvizje, sukseset do të vijnë shpejt, ju duhet të dini si t’i prisni.

Demi-Një ditë paksa me tensione midis jush dhe personave që janë pjesë e shoqërisë suaj, pasi nuk do të gjeni mirëkuptim për gjërat që doni të bëni. Në të tilla situata duhet të tregoheni tolerantë.

Binjakët-Dielli i favorshëm do t’ju japë më të mirën. Ju do të jeni ambicioz dhe të pasionuar dhe do arrini të merrni nga partneri/ja ato që do kërkoni. Në punë do të bëheni revolucionarë, do ta përmbysni metodën që keni adoptuar me vite dhe do të rizbuloni një pasion.

Gaforrja-Ditën e sotme do ndjeni se ndryshimet që bëhen rreth jush nuk janë aspak të këndshme, por të detyruara nga persona që ju i mendoni si kundërshtarë apo nga presioni që mund t’ju bëhet për të bërë ndryshime.

Luani-Dashuria po lulëzon, vendosni se çfarë doni nga jeta juaj. Kush është në çift është duke jetuar një moment të paharrueshëm. Ju jeni duke u përpjekur për një projekt që po kryeni, ndoshta do të duhet të ndryshoni rrjedhën.

Virgjëresha-Dita e sotme në përgjithësi do jetë shumë e fortë në lidhje me anën ekonomike. Në fakt, duke parë se do ju duhen më shumë para, atëherë do detyroheni të gjeni edhe mënyra të tjera për t’i fituar.

Peshorja-Dielli dhe Marsi favorizojnë histori të reja me ngjyra të ndezura. Për shumë prej jush zemra fillon të rrahë përsëri dhe do të jetë momenti i duhur. Çdo vështirësi me të cilën jeni përballur deri tani do kalojë, ka ardhur koha për të ngritur dollin e suksesit.

Akrepi-Dita e sotme në planin e karrierës dhe të familjes do mbart tension apo acarim. Ka mundësi që t’ju duhet të jeni më afër familjes. Në planin financiar, jo gjithçka është në rrugën e duhur.

Shigjetari- Dita zbulon një vëmendje të veçantë në fushën e dashurisë, e cila do të mbajë vargjet e disponimit tuaj. Partneri/ja do t’ju mbajë me kënaqësi në krye. Urani do të vendosë shkopinj nën rrota, por ju nuk duhet të ndaleni duke luftuar.

Bricjapi-Po mendoni që të bëni disa ndryshime në jetën sentimentale. Kujdesuni që gjithçka të bëhet me kujdes në çdo detaj. Dikush mund të përpiqet të përfitojë në kurrizin tuaj.

Ujori- Një marrëdhënie romantike mund të prishet nga kundërshtimi i Marsit. Një vendim i papritur mund të ndodhë, nuk do të jetë drastik. Hëna do të favorizojë projekte, energjia mendore nuk do t’ju dështojë, do ta përqëndroni vëmendjen tuaj në sektorin praktik dhe profesional.

Peshqit- Në dashuri ju do të jeni të pavendosur. Dikush mund të vendosë të marrë një hap prapa në lidhjet sentimentale. Në punë ju do të lehtësoheni nga një atmosferë e veçantë që do t’ju bëjë kreativë dhe të shkëlqyer. 

/tvklan.al










Të ngjashme