Horoskopi 17 Shtator 2022


Horoskopi 17 Shtator 2022

08:40 17/09/2022

Dashi-Ndryshimi i linjës së punës në këtë pikë vendimtare ku ndodhesh do të rriste mundësitë e zhvillimit profesional. Dikush që është shumë i shqetësuar për shëndetin tënd mund të vijë të të vizitojë sot. Ata që ndodhen në marrëdhënie të qëndrueshme mund të nisin të mendojnë edhe për martesën.

Demi-Në të kaluarën keni patur probleme të vogla dhe të mëdha në dashuri. Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull.

Binjakët-Beqaret që kanë kohë së bashku do marrin vendime thelbësore të cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Për financat do jetë ditë e privilegjuar. Do e dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që situata te mos ketë tronditje.

Gaforrja-Do jeni shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe kjo do iu lërë t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit situatën në mënyrë që ai mos mërzitet. Për financat do jetë një dite e vështirë prandaj merrni sa më shpejt masat e duhura.

Luani-Në mëngjes, një i afërm mund t’ju japë një lajm jo shumë të mirë dhe kjo mund t’ju detyrojë që të shkoni në një udhëtim të gjatë. Nëse do t’ju duhet që të drejtoni makinën, bëni kujdes me rregullat e qarkullimit në mënyrë që të mos gjobiteni.

Virgjëresha-Mos neglizho detyrat në punë që të qëndrosh larg kritikave. Apekti financiar do të përmirësohet. Mund të presësh një dhuratë të shtrenjtë nga partneri sot.

Peshorja-Nuk është koha e përshtatshme që të ndërmerrni iniciativa dhe të hidhni hapa ta pamenduara mirë, pasi mund të futeni në telashe.

Akrepi-Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në humor e herë do jeni me nerva. Kujdes, sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Në planin financiar duhet të tregoheni më të mençur dhe të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari-Jeta juaj në çift do jetë shumë pasionante gjatë kësaj dite. Partneri do tregohet i gatshëm t’iu çojë në qiell të shtatë në mënyrë që ju të përjetoni kënaqësi pa fund. Me financat nuk duhet të bëni gabime dhe as të luani me zjarrin. Keni për t’u djegur me zor do e merrni veten.

Bricjapi-Keqkuptimet me një nga pjesëtarët në moshë në familje do të bëjë që ta nisni mëngjesin mbrapsht. Do të ishte mirë që t’i evitonit takimet me miqtë apo të afërm pasi humori i keq mund t’i prishë ditën edhe atyre. Mos eksperimentoni, nuk është dita e duhur.

Ujori-Debatet në çift do jenë aq të forta gjatë kësaj dite saqë disa mund të vendosni edhe të ndaheni. Kujdes me ato që do thoni nëse nuk doni të shkatërroni atë qe keni ndërtuar deri më sot. Në planin financiar, falë ndihmës së disa familjarëve, do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do jeni më të qetë.

Peshqit-Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Do debatoni me partnerin për disa detaje dhe kjo do iu mërzisë. Nëse doni që financat të përmirësohen dhe të kryeni shpenzimet më të domosdoshme pa e vrarë shumë mendjen, duhet të shpenzoni me kujdes. /tvklan.al












Të ngjashme