Dashi – Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiqni jetën tuaj, por ata nuk dinë asgjë rreth jush. Sigurisht, është mirë që t’ju ofrojnë këshilla, por askush nuk e di se çfarë ju nevojitet më shumë se sa ju.

Demi – Gjatë kësaj të premteje duhet të mundoheni të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet e punës. Në ditët në vijim mund të mërziteni për shkak të ndonjë problemi ekonomik.

Binjakët – Kjo ditë kërkon që të lini më shumë hapësirë për ndjenjat. Shihni përreth pasi keni nevojë për më shumë siguri në sferën sentimentale dhe nëse personi që keni pranë nuk ua ofron, atëherë bëni mirë që të shikoni përreth.

Gaforrja – Parashikohet një ditë tejet interesante dhe intriguese, përsa i takon dashurisë. Do të ketë edhe një situatë për t’u rikuperuar, e cila mund të ketë të bëjë me punën.

Luani – Kjo ditë do të jetë speciale, për shkak se yjet janë mjaft të favorshëm dhe do ju ofrojnë mundësi të shumta, të cilat duhen kapur fluturimthi. Sa i përket ndjenjave, ata që kanë aktualisht një histori, mund të hedhin një hap më shumë.

Virgjëresha – Përgjithësisht jeni persona me baza të forta, por tashmë ka ardhur momenti që të zgjeroni horizontin dhe të ndryshoni ambient. Duhet të shoqëroheni me njerëz të rinj dhe të bëni njohje interesante, pasi monotonia nuk premton rritje.

Peshorja – Nuk do e keni të lehtë që të shkëputeni dhe të mos mendoni shumë për problemet gjatë kësaj periudhe. Shumë prej jush duhet ta bëjnë në mënyrë që të konsolidojnë lidhjen në çift.

Akrepi – Nëse keni vuajtur së fundmi për shkak të ndonjë problemi shëndetësor, më në fund do të jeni më mirë dhe do të rigjeni qetësinë. Nëse hiqni dorë nga e kaluara, situata paraqitet premtuese.

Shigjetari – Gjatë kësaj dite duhet të rigjeni qetësinë dhe harmoninë me veten tuaj. Është e rëndësishme që të shfrytëzoni praninë e Venusit dhe të jeni më optimist, gjë që do ju dhurojë ndonjë kënaqësi të bukur.

Bricjapi – Ndonjëherë është e vështirë të dini se sa informacion duhet të ndani dhe sa duhet të ruani për vete. Kështu që tregohuni i zgjuar dhe mos tregoni asgjë. Sa i përket romancës, gjërat duken se po ecin me ritmin e duhur.

Ujori – Kjo ditë do të jetë kaotike dhe e mbushur me angazhime të shumta. Mund të hasni në ndonjë problem në punë. Megjithatë mundohuni që të zgjeroni horizontet tuaja dhe të shijoni më shumë raportin në çift.

Peshqit – Kjo ditë parashikon rizgjim emocionesh, ku Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do të bëjë që të ndiheni më të qetë dhe në paqe me veten. Është një moment ku duhet të përqendroheni më shumë në hapat që duhet të hidhni në punë.

/tvklan.al