Dashi– Jeni konfuzë dhe disi të çorientuar, prandaj është më mirë të qëndroni në pritje deri sa të vijë moment i duhur. Matuni mirë përpara se të bëni ndonjë veprim të nxituar.

Demi– Në përgjithësi sot pritet një ditë e mirë, por kujdes, sepse nëse nuk merrni masa të zgjidhni problemet e vogla, rrezikoni të humbni diçka për të cilën do t’ju vijë shumë keq.

Binjakët– Në përgjithësi kuadri yjor i juaj është pozitiv, ndonëse në momente të caktuara Marsi mund të sjellë momente pasigurie. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin, por bëni kujdes me raportet familjare.

Gaforrja– Sot mjaftojnë pak fjalë e shumë punë nëse doni të realizoni objektivat tuaja. Nuk duhet të druheni nga ata që ju kundërshtojnë, por nga ata që ju thurin lavde.

Luani– Marrëdhënia me partnerin/en do të jetë e mirë dhe do të flisni flisni hapur për gjithçka. Në lidhje me financat, duhet të vendosni sa më parë disa kufizime.

Virgjëresha– Jeta në çift nuk do të jetë shumë e qëndrueshme sot. Do të keni momente pozitive, por në disa të tjera do të debatoni ashpër. Sektori i financave nuk do të ketë asnjë lloj problemi.

Peshorja– Me Marsin në shenjë, i cili sot duket se do të nxjerrë në pah gjithë forcën e karakterit tuaj, nuk keni pse të tërhiqeni, përkundrazi, këmbëngulni tek e juaja.

Akrepi– Keni muaj të tërë që planifikoni të bëni diçka dhe duket se po e humbni durimin, por ju mungon guximi ndoshta për të hedhur hapin që duhet.

Shigjetari – Duhet të mendoni më shumë për t’i dhënë fund një situate të ndërlikuar e që më së shumti ju ka dëmtuar ju. Merruni pak më shumë me problemet tuaja të brendshme para se të jetë vonë.

Bricjapi– Me partnerin/en do të flisni hapur dhe do të zgjidhni problemet që keni. Sa i përket financave, shpenzimet e papritura mund ta vështirësojnë pak situatë.

Ujori– Sot pritet një ditë përgjithësisht e mirë, prandaj tregohuni aktivë dhe mos pritni t’ju vijnë gjërat nga qielli sepse duhet të jeni ju protagonistë.

Peshqit– Sot mundësitë tuaja për të arritur objektivat e dëshiruara janë të mëdha, por edhe impenjimi juaj duhet të jetë atje ku duhet. /tvklan.al