Dashi – Beqarët do të jenë në gjendje të lidhen me njerëz të cilët mund të jenë të rëndësishëm për të ardhmen. Ju mund të arrini suksese të mëdha.

Demi– Një sqarim mund të jetë zgjidhja për të marrë situatën e marrëdhënies sërish në dorë mos hezitoni ta kërkoni. Shko përpara dhe mos shiko prapa.

Binjakët– Një projekt i kryer kohët e fundit është duke ju dhënë kënaqësi të madhe, por kujdes vetëm të mos prisni shumë nga vetja.

Gaforrja– Përpiquni të jesh optimist dhe të përçosh emocione dhe pasione në vend të dyshimeve dhe paqartësive! Takime interesante në horizont.

Luani –Sot do të jeni më të kënaqur dhe do të ndiheni të vlerësuar. Do mund të gëzoni çaste të lumturisë dhe pasionit të pastër!

Virgjëresha – Nëse jeni i vetëm, do të keni të gjitha mundësitë më të mira për të pushtuar ata që ju pëlqejnë më shumë. Besoni intuitën tuaj.

Peshorja – Ditë e qetë për beqarët, takime të mira në mbrëmje dhe flirtime të mundshme. Sot do të ketë të ardhura të reja që do të rrisin financat tuaja.

Akrepi – Përdorni diplomacinë për të mbuluar një marrëveshje që nuk mund ta përfundoni në kohë. Sot keni të gjitha kushtet.

Shigjetari –Kushdo që po përjeton një dashuri të re do të shohë gjithçka rozë, por është ende herët të thuhet, mund të ketë surpriza të papritura.

Bricjapi –Shumë njohje të reja dhe shumë shanse për të gjetur dashurinë po vijnë për beqarët. Do të jetë një ditë me fat të punoni në projekte të reja.

Ujori –Gjithmonë vlerësoni me kujdes propozimet në mënyrë që të mos humbni ato më të mirat. Në rrugën tuaj me siguri do të takoni shumë njerëz ziliqarë.

Peshqit  –Çiftet sot mund të kenë disa kohë të këqija për shkak të një diskutimi të gjallë. Ata që janë të kënaqur do të gjejnë ide të reja për të vazhduar marrëdhëniet e tyre me partnerin. /tvklan.al