Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dërgimit të letrës nga i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Hoti në një deklaratë për mediat u shpreh se ka pranuar letrën nga Lajçak dhe shton se Kosova respekton të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar.

Ne respektojmë marrëveshjen dhe jemi pro lëvizjes së lirë. Po punojmë që të mbyllen të gjitha çështjet e hapura dhe disa çështje janë të ndjeshme dhe në këtë kontekst kërkesat për vizita do të trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës që po kalojmë”, është shprehur Hoti.

Ndërkaq sa i përket qëndrimeve të Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Hoti është shprehur se është ai që shpreh të gjitha qëndrimet zyrtare të Qeverisë dhe askush tjetër./tvklan.al