Skuadra e La Liga 2 nuk ka pësuar gol në 8 ndeshje radhazi

Hueska nuk është ndër skuadrat pretendente për tu ngjitur në elitën e futbollit spanjoll në fund të sezonit. Ky ekip gjendet në mesin e tabelës, gjithsesi një rekord është në sfond për tu thyer prej tyre. Që prej 28 Janarit, Hueska nuk ka detyruar portierin e tij për të nxjerr topin nga rrjeta, duke mos pranuar asnjë gol prej 8 sfidash.

Aragonezët do sfidojnë këtë fundjavë Albacete, me këto të fundit që nëse nuk pësojnë gol do ishte një sukses i paprecedent këtë sezon në Europë. Hueska është tashmë skuadra që ka kaluar më shumë ndeshje radhazi pa pësuar gol së bashku me Nice, arritur mes shtatorit të nëntorit të vitit të shkuar në elitën e futbollit francez. Pas tyre vijnë skuadra tepër interesante, si Goztepe me 7 ndeshje pa pësuar rradhazi në Turqi, ndjekur më pas nga Slavia e Pragës dhe Universitatea Kluzh me nga 5 secila.

Për të gjetur një skuadër elitare duhet të zbresësh në vendin e katërt, aty ku gjendet Barcelona. Katalanasit kanë një ecuri prej 4 takimesh radhazi pa pësuar këtë sezon. Gjithashtu, Hueska ka edhe një prej mbrojtjeve më të forta deri më tani. Ato kanë pësuar vetëm 22 gola në 32 ndeshje ose e thënë ndryshe 0.68 golash për ndeshje. Mesatare më të mirë se ta kanë ekipe si Inter, PSV dhe Leganes.

Klan News