Një djalë 9-vjeçar në Greqi me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zakynthos. Fëmija po luante me shokët e tij pranë shtëpisë dhe shkoi të fshihej pas motorëve të kondicionerëve të një hoteli.
Njëri prej tyre kishte një tel të shkëputur dhe kur 12-vjeçari shqiptar e preku humbi jetën në vend për shkak të rrymës elektrike.
Në vendngjarje shkuan me urgjencë ekipet e emergjencës, duke e transportuar në spital. Fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta rikthenin në jetë 12-vjeçarin.
Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe policia dhe ka marrë në pyetje pronarin e hotelit. /tvklan.al