Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Jalë të Himarës pasi u kap i armatosur me pistoletë.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Martin Koxha nga Tirana. Ai u kap në zonën e plazhit në vendin e quajtur “Kampingu Jalë” duke udhëtuar si pasagjer në një makinë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, iu gjet një pistoletë. 30-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /tvklan.al