Babai i Meghan Markle ka zgjedhur të publikojë disa momente të fëmijërisë së vajzës së tij. Ai thotë se ato ishin ҫastet më të rëndësishme të saj, por edhe të tij. 75-vjeҫari shprehet se ajo ishte thjesht e bukur dhe e veҫantë kur lindi dhe se dashuria për të nuk njihte limite.

Thomas shton se ai e dinte se aktrimi do të ishte profesioni i Meghan në të ardhmen, nisur edhe nga preferencat e saj që e vogël. Daily Mail shkruan se babai i Meghan e bëri këtë gjë vetëm për të mërzitur Harryn dhe vajzën e tij pas heqjes dorë nga posti mbretëror dhe refuzimit të titujve “lartmadhëri”.

Klan Plus