Një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për “Shfrytëzimi i prostitucionit” është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, Elton Drapi ka qenë në kërkim në të gjithë vendin, por është mundur që të kapet në Tiranë.

Për 33-vjeçarin Drapi, Gjykata e Apelit Tiranë ka marrë vendimin për ta dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, të kryer në bashkëpunim.

Tashmë Elton Drapi do të njihet dhe zyrtarisht me dënimin që është marrë kundër tij dhe do të vuajë dënimin./tvklan.al